Janë 3 skuadra që e duan sulmuesin shqiptar dhe që përpiqen ta marrin. Vetë Rej Manaj siç duket ende nuk ka vendosur, por edhe Barcelona po bisedon për të fituar të paktën 3 milionë euro nga kartoni i tij, ndërsa nuk është e lehtë që klubet e përmendura nga trajneri Kuman të shpenzojnë në këtë situatë financiare të futbollit. Rajo Vajekano dhe Majorka në La Liga të Spanjës si dhe Frajburgu në Bundesligën gjermane janë ata që interesohen sot për sulmuesin e Shqipërisë, për të cilin trajneri Edi Reja kërkon që të aktivizohet sa më shumë që të jetë e mundur. Tek Barcelona, me shumë gjasë, e pret stoli.
Sfidanti.al