Mbape i dorëzuar duket se po pret janarin: Po më mbajnë “të burgosur”

Me gjasë, nuk do ta lejojnë që të realizojë ëndrrën këtë verë. Kilian Mbape po nis të kuptojë më mirë se krenaria e presidentit Al Helaifi është e tillë, që ai më mirë pranon ta humbasë me parametër zero verën e ardhshme, sesa ta lejojë që të largohet kundër vullnetit të klubit. Një përplasje e ashpër për pushtet, të cilën më parë e ka provuar edhe Verrati, por edhe Nejmari. Paris SG me shumë gjasë nuk do t’i përgjigjet ultimatumit të Realit deri sot në orën 18:00 për të pranuar 180 milionë eurot. Mbape thotë se klubi po e mban kundër vullnetit të tij dhe ndoshta do të jetë i detyruar të presë deri në janar 2022 për të realizuar lëvizjen tek Reali.

Sfidanti.al