Ish-lojtari gjerman, Tomas Shtrunc, është i sigurt se Bajerni nuk do ta diskutojë kualifikimin ndaj Arsenalit në Champions League. “Bajerni do të luajë ndryshe kundër Arsenalit, jo si në dy ndeshjet e para të këtij viti. Ekipi ka humbur disi automatizmin në veprime nga koha e Pep Guardiolës dhe kësaj i shtohen dhe disa dëmtime të lojtarëve të rëndësishëm. Karlo Ançeloti jep më pak udhëzime në fushë nga Guardiola. Sfida me Lajpcigun tregoi se çfarë mund të bëjë kjo skuadër. Nuk e vë aspak në diskutim kualifikimin me Arsenalin”, – ka analizuar ish-mesfushori qendror.