Portieri Manuel Nojer ka paralajmëruar shokët e tij të skuadrës se ndeshja me Shalken do të jetë delikate, sidomos duke marrë parasysh faktin se Bajerni së fundmi ka shfaqur probleme, si me Verder Bremenin, ashtu edhe me Frajburgun. “Do të jetë një ndeshje e rrezikshme. Nga Shalke mund të presësh shumë në një sfidë të tillë, ku fitohet shumë. Ja pse duhet të jemi të paralajmëruar”, – ka thënë gardiani gjerman për mediet.