Trajneri aktual i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, para pak ditësh, mbushi 54 vjeç dhe u bë, kështu, trajneri më i suksesshëm në historinë e futbollit në moshën e tij. Ai, shumë shpejt, i fitoi zemrat e tifozëve të Junajtidit, ndërkohë që statistikat tregojnë se Murinjo është më e mirë edhe sesa beniamini i tyre i mëparshëm, Aleks Ferguson. Në moshën 54 vjeç, Murinjo ka fituar 18 trofe, nga të cilët tetë tituj në kampionatet kombëtarë, ndërkohë që Fergusoni, në atë moshë, kishte fituar vetëm pesë tituj kombëtarë dhe 16 trofe gjithsej.
Murinjo është më i mirë edhe sesa trajnerët Otmar Hitcfeld, Xhovani Trapatoni, Johan Krojf, etj., por sfida më e madhe për të do të jetë ajo që ka arritur Fergusoni pas moshës së tij 54 vjeç, më saktë, gjatë periudhës 1995 deri më 2013, kur ai dominoi në futbollin anglez, ndërsa fitoi edhe dy tituj në Ligën e Kampioneve. Sa u përket titujve kombëtarë, Murinjo ka fituar tre të tillë me Celsin, nga dy me Porton dhe Interin dhe një me Realin e Madridit. Trofe në Ligën e Kampioneve, ai ka fituar me Porton dhe Interin.