Hames stervitet me Bajernin; pritet te luaje ndaj Hamburgut

Hames Rodriges duket se eshte riaftesuar nga demtimi muskular i pesuar ne 20 shkurt. Mesfushori kolumbian i eshte bashkuar skuadres Bajernit ne seancen e radhes stervitore. Lajmi u konfirmua nga vete klubi bavarez nepermjet nje komunikate ne faqen zyrtare te internetit ku theksohej se Hames u stervit pjeserisht me pjesen tjeter te futbollisteve per te vijuar punen e tij ne palester.

Hames mungoi ne ndeshjet e fundit te Bundesliges dhe me shume gjasa ai do te luaje ndaj Hamburgut kete fundjave edhe pse jo qe nga minuta e pare. Kjo edhe per faktin se Jup Hejnkes eshte nje trajner qe kujdeset per futbollistet qe sapo kthehen nga demtimi dhe nuk deshiron te rrezikoje me ta.

Te vetmit qe munguan ne stervitjen e Bajernit ishin portieri Manuel Nojer dhe Kingsli Koman.

Sfidanti.al