Bajerni mund ta ketë të lehtë për të gjetur një njeri për stolin, dhe vërtet e gjeti kur Hansi Flik kërkoi publikisht që të largohej. Bavarezët pajtuan menjëherë teknikun e Lajpcigut, Julian Nagelsman, por skuadra në lindje të Gjermanisë u gjet në telashe sepse duhej të mbushte vendin e mbetur “pus”. Flitet se trajner mund të jetë Xhesi Marsh i Salcburgut, apo Oliver Glasner i Volfsburgut. “Loja e dominove” vazhdon pasi Volfsburgu ia ka vënë syrin trajnerit kujdestar të Dortmundit, Edin Terziç. Vetë Dortmundi ka pajtuar trajnerin e Borusias së Mynshengladbahut, Maro Roze, pra edhe Gladbahu duhet të gjejë një zgjidhje. Shalke pritet të mos e ketë sezonin e ardhshëm trajnerin Dimitrios Gramozis, edhe pse do të jetë në Bundesligën e dytë. Trajneri i pestë i sezonit për “Blutë Mbretërorë” sërish nuk ua mbush syrin tifozëve, por besohet edhe drejtuesve. Lajmet janë që edhe Verderi do të mbetet “thatë” pasi trajneri Florian Kohfeld do të largohet, ndërsa ekipi i Rashicës rrezikon gjithashtu rënien. Po ashtu, Këlni mund të emërojë trajnerin e Paderbornit, Shtefen Baumgart, por atë e pëlqen edhe Gladbahu.
Sfidanti.al