Efenbergu për Bajernin: Me këtë ekip ta harrojë Championsin!

Stefan Efenberg është nga ata lojtarë që e di se çdo të thotë të fitosh Championsin. Ish-kapiteni ishte në radhët e Bajernit në finalen dramatike të humbur ndaj Mançester Junajtidit në 1999, si dhe në atë të fituar me shumë vështirësi ndaj Valencias në 2001, pra kur flet ai, duhet të dëgjohet. Ish-mesfushori nuk ka aspak mendim të mirë për Bajernin e sotëm dhe parashikimi i tij nuk duhet ta bëjë të lumtur Hënesin, Rumenigen apo Salihamixhiçin.

“Bajerni ta harrojë Championsin me këtë ekip, – u shpreh “Efe”, – nga skuadra janë larguar emra të mëdhenj si Roben e Riberi, ndërsa përforcime ka pak. Janë larguar edhe Hames Rodrigez e Rafinja. Trajneri Kovaç ka vetëm 17 lojtarë të aftë për formacion, dhe kjo është pak. Një ekip që të pretendojë Championsin, duhet të ketë 20-22 lojtarë profesionistë, dhe të paktën 2 superyje, që Bajerni nuk i ka”.

Sfidanti.al