Siti e gjeti “kishën për t’u falur”, restorantin e Pepit!

Është kthyer tashmë në ritual, dhe jo për t’i bërë xhiro apo reklamë restorantit. Futbollistët e Mançester Sitit shkuan të drekonin apo darkonin (ishte diçka në mes të dy vakteve), pasi u mbyll dritarja e transferimeve në Angli. Duket se kampionët e kanë gjetur “teqenë” apo “kishën” për “t’u falur”, restorantin e trajnerit të tyre, Pep Guardiola, që ka emrin “Shija” (Tast). Një lokal me kuzhinë katalanase, por edhe më shumë se kaq, ku lojtarët takohen herë pas here, duke treguar unitetin që kanë me njëri-tjetrin si dhe me trajnerin. Siti duhet të mbrojë titullin nga sfidanti i fortë Liverpul, por duhet të ruhet edhe nga pretendentë të tjerë si Totenhemi, Çelsi apo Mançester Junajtidi, pa harruar Arsenalin.

Sfidanti.al