Gjashtë-shtatë muaj dëmtim për Sanenë, Bajerni sheh alternativat!

Vështirë se do të shpenzojnë 100 milionë euro për Leroi Sanenë, ndonëse deri në 2 shtator nuk i dihet. Tek Bajerni po bëjnë llogaritë, sidomos pas fjalëve të fundit të Pep Guardiolës se futbollisti i Sitit mund të mungojë 6 apo 7 muaj me dëmtimin që pësoi në Superkupën e Anglisë ndaj Liverpulit. Koha e mungesës është e gjatë dhe frika e madhe se mos dëmtimi bëhet kronik, apo se në çfarë forme do të jetë ylli i Gjermanisë kur të kthehet.

Gjithsesi, nuk është e lehtë të gjenden alternativat. Ivan Perishiç i Interit është një mundësi, por jo i nivelit të Sanesë, aq më tepër që Antonio Konte e përzuri nga skuadra. Bajerni duhet të veprojë dhe emrat e mundshëm janë Timo Verner nga Lajpcigu për 30 milionë euro, Hakim Zijeç nga Ajaksi për 40 milionë euro dhe Steven Bergvejn nga PSV Ajndhoveni sërish për 40 milionë euro.

Sfidanti.al