Lionel Mesi u kthye sërish si autori i golit më të bukur në Europë. Votuesit në faqen e UEFA-s nxorrën si numrin 1 të rrjetave të Championsit sezonin e kaluar pikërisht atë që “Pleshti” shënoi me goditje dënimi ndaj Liverpulit në gjysmëfinale. Një gol i madh për një rezultat të madh 3-0, por që nuk i vlejti Barcelonës që u mund 0-4 në “Anfild” dhe u eleminua. Një krenari e hidhur, e goditur për kapitenin katalanas, që zhvilloi një sezon të shkëlqyer personal, duke fituar Këpucën e Artë të Europës dhe të La Ligës, si dhe Topin e Artë të La Ligës, por duke fituar vetëm një trofe të madh nga tre të mundshëm, vetëm kampionatin spanjoll, pasi dështoi në Champions dhe në finalen e Kupës së Mbretit, por edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës me Argjentinën.
Sfidanti.al