Edhe ti Riberi? Francezi i Bajernit, në gjyq për disa miliona!

Nuk ia kërkon shteti, por një agjent futbolli, gjithsesi situata duket e njëjtë. Frank Riberi po ndjek gjurmët e Lionel Mesit, Nejmarit apo Kristiano Ronaldos, duke shkuar në gjyq i akuzuar për shkelje financiare. Ish-agjenti i tij, Bruno Hajdershajd (Heiderscheid) ka ngritur padi ndaj francezit të Bajernit duke kërkuar të dëmshpërblehet me 3.5 milionë euro.

Kjo shumë, sipas ish-agjentit, është komisioni që i takonte nga transferimi i Riberisë tek Bajerni në vitin 2007, për 40 milionë euro. Hajdershaidi thotë se mes palëve pati një marrëveshje gojore, por më pas edhe një dokument, që u paraqit në gjyq. Riberi deklaron se firma në atë dokumentacion nuk është e tija, por e falsifikuar.

Sfidanti.al