Si hero mbahet në Argjentinë dhe me të drejtë, ndërsa bota e quan si futbollistin më të madh që i kanë parë ndonjëherë sytë (a është dakord Peleja?), por Diego Armando Maradona pritet si “Mesia” edhe në Indi, përveçse në Buenos Aires apo në Napoli. Legjenda e futbollit vizioi qytetin e Kolkatës në Indi, aty ku u bë hero në 2008, dhe ku me mijëra qytetarë dolën në aeroport për ta parë nga afër.
Diego mbërriti sërish në Kolkata, ku u përurua një statujë e tij 4 metra e lartë, që përkujton fitoren e Kupës së Botës në Meksikë në 1986, dhe po ashtu mësoi sesi të luanin futboll nxënës e të rinj indianë. Po ashtu, ai do të ketë një përballje spektakli me yllin indian të kriketit, Surav Ganguli, në një ndeshje që është cilësuar “Diego ndaj Dadës”.
Sfidanti.al