Çmimi ishte pak a shumë i përcaktuar me përafërsi, ndërsa e përditshmja gjermane “Bild” shkruan se Borusia e Dortmundit e ka ndarë mendjen që të kërkojë minimalisht 90 milioën euro për kartonin e Xhejdën Sanços, me synim për të arritur deri në 100 milionë. Mançester Junajtidi jepet favorit për lojtarin 21-vjeçar të krahut që e nisi keq sezonin, por pastaj u përmirësua duke shënuar 16 gola në 38 ndeshje. Për momentin, Sanço është gati për t’u bashkuar me kombëtaren e Anglisë për Europianin, ndërsa Dortmundi po mendon për zëvendësuesin dhe ky do të ishte Zhonatan Ikone i Lilës, që sapo u shpall kampion i Francës. Trajneri Galtie e ka vendosur më shumë në të djathtë, dhe 23-vjeçari është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës që fitoi titullin.
Sfidanti.al