Conference League, prezantohet trofeu i kompeticionit të ri të UEFA

Sezoni 2021/22 do të jetë ai I debutimit të Conference League, kompeticioni i ri i UEFA. Këtë të hënë u bë prezantimi I trofeut zyrtar  i lartë 57.5 cm dhe me peshë 11 kg. Skuadra që do ta fitojë, do të kualifikohet për në fazën e grupeve të Europa League të sezonit pasardhës.

Në total në Conference League do të jenë 184 skuadra, të paktën nga 1 për secilën prej 55 federatave të UEFA dhe 46 skuadra që vijnë nga Liga e Kampioneve apo Europa League.

Faza e parë në grupe ; do të jenë 3 raunde kualifikuese dhe një raund playoffi të ndërë në rrugëtimin kryesor dhe në rrugëtimin Kampionët. Në rrugëtimin e parë do të hyjnë skuadra e kualifikuara në Conference League nëpërmjet renditjes në kampionat. Tre raundet kualifikuese dhe ai I playoffit do të përcaktojnë 17 skuadrat që do të shkojnë në fazën e grupeve. Në rrugëtimin Kampionët , edhe ky I ndarë në 3 raunde kualifikues dhe një playoffi do të shtohen 5 skuadrat që do të vijnë nga Champions Path e kualifikueseve të Champions dhe Europa League. Në fund do të jenë 10 skuadrat e eliminuara në playoffin e Europa league që do t’I bashkohen kompeticionit për të cuar në 32 numrin total të skuadrave që do të luajnë në fazën e grupeve të Conference League

Të 32 skuadrat do të jenë të nënndara në 8 grupe me 4 skuadra. 8 skuadrat e para do të kualifikohen në fazën me eliminim direkt, ndërsa 8 skuadrat e tjera do të dalin nga përballjet mes skuadrave të vendeve të dyta dhe të treta të Europa League. Pas kësaj do të jenë 1/8 e finaleve, cerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja

Datat e Conference League

Raundi i parë kualifikues: 8 e 15 korrik

Raundi i dytë kualifikuyes: 22 e 29 korrik

Raundi i tretë kualifikues: 5 e 12 gusht

Raundet playoff: 19 e 26 gudht

Faza e grupeve:  16 e 30 shtator, 21 tetor, 4 e 25 nëntor, 9 dhjetor

Playoffi për 1/8 e finaleve: 17 e shkurt

1/8 e finaleve: 10 e 17 mars

Çerekfinalet: 7 e 14 prill

Gjysmëfinalet: 28 prill e 5 maj

Finalja: 25 maj.

Sfidanti.al