Bajerni nuk është në krizë, por shpejtësia nuk është ajo e duhura nën drejtimin e Karlo Ançelotit. Ky ishte thelbi I analizës së televizionit të fuqishëm amerikan, ESPN, për skuadrën bavareze. Në një kthesë dramatike, që futbolli I njeh shumë mirë, trajneri italian po kritikohet pasi u ngrit në qiell me 8 fitoret radhazi të fillimit të sezonit.
As ky start, më I miri në historinë e madhe të Bajernit, nuk ishte I maftueshëm që ta mbronte “Karleton”. Barazimi I fundit në fushën e Frankfurtit nervozoi deri edhe presidentin Karl-Hajnc Rumenige, I cili e quajti të papranueshme lojën e skuadrës në pjesën e parë. I njëjtë edhe mendimi I Ançelotit: “Nuk është problem rezultati, por mënyra sesi luajtëm në 45 minutat e para”.
Kritika për italianin është se I ka dhënë shumë liri lojtarëve të tij. Pasojat po ndihen, me Levadovskin që nuk shënon prej 5 ndeshjesh, dhe Tomas Mylerin që nuk ka realizuar ende këtë sezon të Bundesligës.
Tifozët e Bundesligës, shumica e të cilëve nuk janë me superfuqinë nga Bavaria, shpresojnë shumë që dominimi I kësaj të fundit të përfundojë. Kjo do ta bënte kampionatin e Gjermanisë shumë më tërheqës, veçse mungon një element shumë I rëndësishëm. Pavarësisht gabimeve, Bajerni nuk ka asnjë rival që të ta mbushë mendjen. Këlni e Lajpcigu as që mund të llogariten, por edhe Dortmundi është tepër I paqendrueshëm për t’u matur me kampionët.
Për Ançelotin, ashtu si edhe për Guardiolën, “mallkimi” mund të vijë vetëm nga Liga e Kampionëve.
B. Kuka