Teuta ka thyer rekordin e durimit këtë sezon: ka pritur 150 ditë për të shijuar fitoren në kampionat. Duket si një trill, por është tejet e vërtetë. Një ekip plot kapriçio, që lodron nga sezoni në sezon, në skaje të ndryshme të fatit. Një vit më parë, heroi ishte grupi që sakfrifikonte dhe krijonte një amalgamë mbresëlënëse, kurse tani, heroi është në portë…Moçka. Një personazh I mbingarkuar në misionin e tij, ngaqë “djemtë e detit” kanë humbur forcën në mesfushë, dhe duken sikur kanë hyrë me këmbën e gabuar këtë kampionat.
Trajneri Cevoli i Teutës, ka shumë arsye t’i gëzohet golave të Bangal dhe Çyrbja, sepse ekipi kishte humbur besimin dhe kjo refklektohej edhe me tifzoët që e ndiqnin. “ Kampionati ka shumë ekuilibër dhe të gjithë mund të fitojnë kundër njëri-tjetrit” – këto fjalë të trajnerit Italian, duhen gjykuar si shpresë për të ardhmen dhe justisfikim për të kaluarën, kur Teuta iu diorëzua Korabit në një ndeshje që e kishte fituar vetëm në letër.