Zherom Boateng bën me dhimbje koke jo vetëm stafin teknik të bajernit të Mynihut, por edhe atë të përfaqësueses gjermane. Mbrojtësi bavarez pësoi një dëmtim muskular gjatë ndeshjes me Realin e Madridit, të cilën e braktisi që në pjesën e parë. Sipas asaj që publikohet në media, Boateng me shumë gjasa do të qëndrojë jashtë fushave 6 javë që do të thotë se për të tashmë sezoni është i mbyllur, ndërkohë që ai rrezikon edhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës së Rusisë.
Boateng nuk e ka për herë të parë që pëson një dëmtim muskular. Në 2017 ai nuk mundi të luajë gjatë kohës maj-shtator, ndërkohë që në 2016 qëndroi jashtë fushave të lojës për 3 muaj edhe në këtë rast për dëmtim muskular. Është pikërisht kjo arsyeja që të gjithë në Gjermani janë të shqetësuar. Gjermania, kampionia e botës në fuqi, do të luajë ndeshjen e parë të Botërorit në 17 qershor kundër Meksikës, në 23 qershor do të përballet me Suedinë dhe në 27 qershor do të ketë sfidën me Korenë e Jugut.
sfidanti.al