Mitiku Uembli ne shitje? Amerikanet ofrojne 574 milione

Eshte historia e futbollit anglez dhe eshte ne shitje. Stadiumi mitik Wembley duket se do te kete pronare te rinj. Behet fjale per miliarderin amerikan i lindur ne Pakistan, Shahid Khan i cili ka bere nje oferte zyrtare per kete impiant legjendar prej 574 milione Euro dhe eshte vete Federata e Futbollit ne Angli qe e komunikoi ardhjen e kesaj oferte.

Po kush eshte Shahid Khan? Miliardieri amerikan eshte njekohesisht edhe pronari i Fulhamit dhe i skuadres se National Football League, Jacksonville Jaguars. Sipas ‘London Evening Standard’, Khan ka arritur akordin me presidentin e Federates, Martin Glen dhe me shume gjasa do te behet i pari pronar i huaj i tempullit te futbollit boteror. Wembley qe ka nje kapacitet prej 90 mije vendesh dhe qe zevendesoi impiantin e shkaterruar ne 2003, u perurua ne 2007 dhe Federata Angleze shpenzoi 918 milione Euro per realizimin e tij.

Sfidanti.al