Sa vlen Mohamed Salah? Më shume se Nejmari, Liverpuli kërkon 230 mln Euro

Mohamed Salah po çmend botën futbollistike. Egjipitani po përjeton një sezon magjik dhe paraqitja fantastike e tij ka bërë që klubet më të rëndësishme evropiane të shfaqin një interes të madh për blerjen e kartonit të tij. Por Liverpuli duket se nuk ka aspak ndërmend të privohet nga shërbimet e tij.

Sipas tabloidit ‘Daily Mail’, drejtuesit e ‘The Reds’ kanë bërë të ditur se nuk do të pranojnë asnjë ofertë nën 200 milionë Paund ose 230 milionë Euro për Mohamed Salah, shifër kjo që kalon edhe atë që Paris Sën Zhermeni pagoi për të blerë brazilianin Nejmar nga Barcelona

Por jo vetëm kaq, ajo që pengon klubet e mëdha të kontinentit të Vjetër me në krye Realin e Madridit për të tentuar blerjen e futbollistit është mungesa e klauzolës për zgjidhjen e kontratës me klubin anglez. Për më tepët Liverpuli po mendon që të rinovojë kontratën me 25 vjeçarin që do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës së tij.

sfidanti.al