Ibrahimovic do shkoje apo jo ne Boteror? Pergjigjen e kesaj pyetje e ka dhene Federata Suedeze e Futbollit qe konfirmoi qendrimin jashte perfaqesuese te sulmuesit te Los Anxheles Galaksi duke i dhene fund miniserialit te krijuar nga vete Ibrahimoviç.
Ditet e kaluara sulmuesi suedez kishte deklaruar se do te ishte ne Rusi pasi nje boteror nuk do te ishte njesoj pa te. Reagimi ishte i menjehershem, pasi trajneri i perfaqesueses suedeze Anderson ne ditet e fundit e kishte perkufizuar Ibren si nje futbollist qe u terhoq nga perfaqesuesja pas Euro 2016 per te qene prane familjes. Tani erdhi edhe konfirmimi zyrtar nga Federata.
‘Futbollisti me i madh ne historine e perfaqesueses suedeze nuk do te jete ne Boterorin e Rusise-lexohet ne komunikaten e Federates Suedeze te Futbollit.
Sfidanti.al