Riçardo ngre zerin: Ferrari e Mercedes? Nuk me pelqen te jem piloti i dyte

Emri i Daniel Riçardos eshte lidhur shpesh me ato te skuderive me te rendesishme te Formula 1 sidomos Ferrarit, por australiani duket se i ka idete e qarta ne lidhje me kete ceshtje. ‘Kam folur vetem me Red Bull dhe jo me Ferrarin apo Mercedes-tha Riçardo-do te marr vendimin tim gjate muajve te veres. Kudo qe te shkoj, dua te kem shansin per te fituar nje titull  boteror. Nuk dua te le Red Bullin per te bere pilotin e dyte diku tjeter’.

Ne fundjave do te zhvillohet gara e Azerbajxhanit dhe Riçardo eshte optimist pas fitores se arritur ne Çmimin e Madh te Kines.

‘Nuk kam arritur shume suksese, per kete arsye cdo gare eshte speciale-tha Riçardo-perpara fitores sime te fundit kisha fituar pikerisht ne Baku dhe ka kaluar shume kohe. Ne Bahrein zhgenjimi ishte shume i madh pasi dola shume shpejt nga pista, por shfrytezova ne maksimum rastin per te rimarre veten pas nje periudhe te veshtire’.

Sfidanti.al