Lega e Serisë A vendosi të pranojë pjesërisht kërkesën e presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentis. Juventusi dhe Napoli do të luajnë dy ndeshjet e fundit të Serisë A, në të njëjtën orë. De Laurentis kishte kërkuar që të luheshin të 4 ndeshjet e fundit në të njëjtin orar, por për Legën italiane ishte e pamundur ndryshimi i kalendarit që në këtë fundjave.
Në javën e 37 Juventusi do të luajë ndaj Romës, ndërsa napoli ndaj sampdorias. të dyja këto ndeshje do të luhen në 13 maj në orën 20:45. janë pikërisht këto dy sfida që mund të përcaktojnë shumë në luftën për titull të këtij sezoni në kampionatin italian. Javën e fundit Juventusi do të luajë ndaj Veronës ndërsa Napoli me Krotonen.
Lega e Serisë A vendosi gjithashtu që në të njëjtën orë të luhen edhe ndeshjet për zonën champions, europa Leagoe e rënien nga kategoria, por në këtë rast një vendim do të merret pasi të jetë parë sesi do të mbyllet kjo fundjavë.
sfidanti.al