Incidentet e ndodhura në Liverpul mes tifozerisë së skuadrës angleze dhe asaj të Romës ka vënë në alarm autoritetet në kryeqytetin italian. Kuestura e Romës ka ndërmend të ndërmarrë një plan masash të forta për sigurinë e ndeshjes së kthimit të Ligës së Kampioneve dhe mësohet së të angazhuar do të jenë 2000 forca policie. Mësohet se në Romë do të mbërrijnë për të ndjekur këtë përballje, 5000 tifozë angleze, 800 nga të cilët rezultojnë të jenë huliganë.
Ndër masat që pritet të merren parashikohet edhe vëzhgimi i zonës rreth Olimpicos si dhe i qendrës historike të qytetit të Romës ku besohet se do të qëndrojnë tifozët para dhe pas sfidës. po kështu do të ketë kontrolle të imtësisshme në aeroporte e stacione hekurudhore.
Në incidentet që ndodhën në Liverpul përpara fillimit të ndeshjes me Romën, mbeti i plagiosur rëndë një shtetas irlandez, 53 vjeç, tifoz i Liverpulit që ndodhet në gjendje kome farmakologjike për shkak të plagëve të rënda të marrë në kokë. UEFA nga ana e saj ka deklaruar se do të marrë masat e saj me Romën që rrezikon të dënohet me një gjobë të majme ose me ndalim të tifozëe të saj në ndeshjet që do të luhen jashtë Italisë.
sfidanti.al