Askush nuk krahasohet me Mo Salah! I madhi Zherard..pa frena

Legjenda e Liverpulit, Stiven Xherard, thotë se, momentalisht, asnjë futbollist nuk mund të krahasohet me Mohamed Salahun e Liverpulit. Me dy golat që futbollisti egjiptian shënoi në fitoren (5-2) të “të kuqve” ndaj Romës në gjysmëfinalen e parë të Champions-it, Salahu arriti shifrën 43 të golave të shënuar në të gjithë konkurrimet gjatë këtij sezoni dhe kjo gjë për Xherardin është një arsye e mjaftueshme që Salah të shpallet më i mirë sesa Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi.

“Salah, kurrë më parë, nuk ka qenë në formë më të mirë. Në fakt, është e vështirë që ta krahasosh atë me Ronaldon dhe Mesin, pasi ata luajnë në nivel të lartë prej shumë kohësh. Por, megjithëtë, padyshim, momentalisht, Mo Salahu është futbollisti më i mirë në botë”, vuri në dukje legjenda angleze e futbollit.

Futbollisti egjiptian, ndërkohë, vazhdon të thyejë rekorde, kështu që tani ai është i vetmi futbollist i Liverpulit që ka shënuar gol në secilën nga pesë ndeshjet e fundit që ai i ka nisur që në fillim dhe, për herë të fundit, këtë ka arritur ta bëjë vetëm Xherardi para 10 vitesh.

Sfidanti.al