Akuza të rënda të Mark Vilmotsit: Kurtua është “tradhtar”!

Ish-trajneri i Belgjikës Mark Vilmots zbulon “tradhtarin” në ekipin përfaqësues, kur këtë të fundit e drejtonte ai. Mbasi Vilmotsi u largua nga pozicioni i trajnerit të kombëtares belge mbas eliminimit të saj në çerekfinale të Evropianit 2016, ai akuzoi portierin e Çelsit, Tibo Kurtua, se ai ia thoshte të gjitha të fshehtat e dhomës së zhveshjes të atij të tij.

“Kur unë u bëja të ditur lojtarëve ndonjë skemë loje timen në orën 18:00, ajo (skema) në 18:15 publikohej në të gjithë rrjetet sociale që do të thoshte se dikush nga lojtarët e ‘shiste’ përfaqësuesen. Dhe kjo ishte diçka serioze. Disa gazetarë franceze më thanë mua se këtë e bënë i ati i Tibo Kurtuas. Kjo do të thotë se, ti, nuk respekton kombëtarën, pra, nuk respekton atdheun tënd”, tha Vilmotsi.

Sfidanti.al