Bekenbaueri fajëson Ozilin për dështimin e Gjermanisë në Botëror

Edhe legjenda gjermane e futbollit, Franc Bejenbauer, u përfshi në debatin lidhur me dështimin e përfaqësueses gjermane në Botërorin e fundit të Rusisë, duke fajësuar për të, megjithëse indirekt, mesfushorin gjerman me origjinë turke, Mesut Ozil. Ekipi i trajnerit Joakim Lëv u eliminua papritur që në fazën e grupeve, pasi pësoi humbje të befasishme nga Meksika dhe Koreja e Jugut. Ozili u kritikua nga media si një nga fajtorët kryesorë, kurse tani një kritikë tjetër erdhi edhe nga Bekenbaueri.
“Edhe këndimi i himnit ka rëndësinë e vet. Ai që e këndon atë para ndeshjes, e ndjen veten më të lirë sesa ai që përtyp çamçakëz”, deklaroi Bekenbaueri, duke aluduar për Ozilin. Sidoqoftë, vetë Ozili thotë se gjatë ekzekutimit të himnit, ai falet.
“Kur ekzekutohet himni, unë falem dhe unë jam i sigurt se një gjë e tillë më jep mua forcë që luftojë më shumë për fitoren në ndeshje”, thotë Ozili që, së fundmi, njoftoi largimin e tij nga përfaqësuesja gjermane.
Sfidanti.al