Bajernit i largohet Humelsi, por pritet t’i vijë … Garet Bejli

Një marrëveshje është arritur, ndërsa një e dytë pritet të ndodhë. Bajerni i Mynihut është sërish në lëvizje me Mats Humelsin që bëri lëvizjen-rrufe për kthimin tek Dortmundi. Dy klubet gjermane ranë dakord për një shumë 20 milionë euro për kartonin e mbrojtësit të qendrës, ndërsa Humelsi pranoi të ulte rrogën me 2 milionë euro, dhe të fitojë “vetëm” 10 milionë euro në vit tek Borusia. Bavarezët pritet të mos marrin një mbrojtës tjetër me largimin e ish-lojtarit të kombëtares.

Presidenti Hënes dhe shefi ekzekutiv Rumenige presin një afrim të rëndësishëm, që do të ndihmonte lojën në krahë, sidomos tani pas largimit të Robenit dhe Riberisë. Bajerni dhe Reali mund të merren vesh për huazimin e Garet Bejlit, lojtarit që kushton teorikisht të paktën 70-80 milionë euro. Një skemë si ajo e Hames Rodrigezit, gjë që tregon se madrilenët dhe bavarezët janë në marrëdhënie shumë të mira. Bejli do të kishte rast të luante shumë më shpejt në skuadrën e trajnerit Niko Kovaç, por gjithjnë nëse do të kishte fat me dëmtimet.

Sfidanti.al