Skandali? Atëherë Girona kërkon të kthehet në La Liga

Girona sezonin e kaluar e mbylli në vendin e 18-të në La Ligën spanjolle që nënkuptoi rënien e saj një kategori më poshtë, por ky klub tani ka bërë një kërkesë interesante. Ai ka kërkuar që të kthehet në La Liga sezonin e ardhshëm si ekipi i 21-të, duke qenë se Valadolidi është akuzuar për shitjen e ndeshjes në raundin e fundit të kampionatit spanjoll kundër Valencias (0-2).

Është e vështirë që kërkesa e Gironës të merret parasysh nga kryesia e La Ligës, kështu që ajo me siguri do të refuzohet dhe Girona sezonin e ardhshëm do të luajë një kategori më poshtë, ndërsa Valadolidi do të ndëshkohet me sanksione, ka shumë mundësi me heqje pikësh. Pritet që ky ekip ta nisë kampionatin e ardhshëm me minus gjashtë pikë që do të thotë se sezoni i ri për këtë ekip do të jetë i vështirë që në fillim.

Valadolidi e mbylli sezonin në vendin e 17-të me 41 pikë, duke e siguruar mbijeteësën në raundin e parafundit, kështu që për raundin e fundit ai i kishte “duart e zgjidhura” për ndonjë hile “të vogël”. Në fakt, doli se ndeshja e fundit ishte e paracaktuar, pra e fiksuar paraprakisht që Valencia ta fitonte atë.

Sfidanti.al