Bajerni i Mynihut – në minikrizë? Cili e ka fajin, mister Karlo..

Bajerni i Mynihut, kampion i mëparshëm i padiskutueshëm në Bundesligë, duket qartë, se është përfshirë nga një krizë, pasi ka tri ndeshje që nuk po fiton dot. Trajneri i tij, Karlo Ançeloti, nuk e drejton gishtin tek asnje lojtar, por, megjithatë, ai, vetvetiu shkon edhe te Xherom Baotengu që, këto ditë, është kritikuar edhe nga njeriu nr.1 tek ekipi bavarez, Karl Hainc Rumenige dhe me këtë kritikë është dakord edhe vetë Ançeloti.

“Boatengu e di se duhet të përmirësohet, ndërkohë që edhe lojtarët e tjetër e kuptojnë se ai duhet ta ngrejë nivelin e lojës së tij. Boatengu ështrë një lojtar i rëndësishëm në klub dhe punon fort”, tha trajneri italian i Bajernit të Mynihut, por…