Me “pleqtë” gjithnjë ke probleme, dhe tek Bajerni i mbajnë sytë tek veteranët si Arjen Roben apo Frank Riberi. Holandezi kishte nja dy-tri javë i dëmtuar me shqetësime në gju, por ndërprerja e Bundesligës i bëri mirë. Lojtari 34-vjeçar i krahut më në fund u bashkua me skuadrën në stërvitje, pas rikuperimit dhe ushtrimeve individuale.
Bajerni i Mynihut – në minikrizë? Cili e ka fajin, mister Karlo..
Bajerni i Mynihut, kampion i mëparshëm i padiskutueshëm në Bundesligë, duket qartë, se është përfshirë nga një krizë, pasi ka tri ndeshje që nuk po fiton dot. Trajneri i tij, Karlo Ançeloti, nuk e drejton gishtin tek asnje lojtar, por, megjithatë, ai, vetvetiu shkon edhe te Xherom Baotengu që, këto ditë, është kritikuar edhe nga