Bajerni e shfrytëzon pushimin e virusit për të bërë … mbledhje!

Shefat u këputën duke diskutuar, pasi hallit nuk po i duket fundi. Edhe një klub tepër i organizuar si Bajerni nuk i kishte bërë mirë llogaritë me koronavirusin, dhe drejtuesve po u del “tym nga koka”. Mediat gjermane raportojnë se “kupola” bavareze është duke zhvilluar mbledhje për probleme të shumta që lidhen me ndërprerjen e sezonit. Që në mëngjes në Rrugën Zebener u mblodhën me radhë presidenti Herber Hainer, anëtari i bordit Oliver Kahn, drejtori sportiv Hasan Salihamixhiç dhe shefi ekzekutiv Karl-Hajnc Rumenige.

Sipas “Bildit” diskutimet kishin të bënin me krizën financiare, me rrogat e lojtarëve, dhe planet për të kaluar këtë situatë, si dhe për mënyrën sesi skuadra po përgatitet ndërsa futbollistët janë të izoluar nëpër shtëpi. Trajneri Hansi Flik, ndërkaq, përpilon planet e tij stërvitore dhe shpesh yjet e Bajernit kryejnë stërvitje individuale, por në të njëjtën kohë dhe me të njëjtat ushtrime, së fundmi ishte stërvitje me biçikletë.

Sfidanti.al