Njoftimi është zyrtar dhe pa ekuivok. Një nga figurat kryesore të futbollit italian dhe të atij milanez, Paolo Maldini, është prekur nga koronavirusi, madje së bashku me të birin. E qartë që sëmundja e re e shekullit të 21-të nuk pyet për legjendat, edhe pse janë të gjitha mundësitë që ish-mbrojtësi i shquar ta fitojë këtë betejë të vështirë.
Milani njoftoi zyrtarisht Drejtori i Sektorit Teknik, Paolo Maldini, pasi u takua me një person që doli pozitiv dhe duke pasur edhe simptoma viroze, bëri testin dhe doli pozitiv për koronavirus”, – njoftohej në deklaratën e klubit, që shtoi se edhe djali i Paolos, Danieli, lojtar i Shpresave të Milanit, është po ashtu i prekur. Që të dy, babë e bir, janë në gjendje të mirë dhe po vëzhgohen nga klubi.
Sfidanti.al