Bajern, ‘kampion’ dhe në financa; 640.5 mln Euro të ardhura

Bajerni i Mynihut di të fitojë si brenda fushës së gjelbër së futbollit ashtu edhe jashtë saj. Klubi bavarez publikoi të dhënat e bilancit financiar të sezonit të kaluar ku rezultoi se kishte arkëtuar plot 640.5 milionë Euro, një shifër që përbën një rekord për të, ndërkohë që fitimi operativ ishte 149.1 milionë euro. Ajo që të bië në sy për kampionët e Gjermanisë është se këto fitime kanë pasur një rritje prej 22.2% ose me 66.2 milionë Euro sigurisht pa zbritur taksat, dhe të mendosh që sezoni i kaluar nuk ishte ai që pritej nga Bajerni që në Ligën e Kampioneve u eliminua nga Reali i Madridit në fazën cerekfinale.

Të tjera të dhëna interesante nga bilanci i Bajernit të Mynihut janë të ardhurat prej 154.3 milionë Eurosh të siguruara nga ndeshjet dhe ato prej 169.4 milionësh nga marketingu dhe sponsorët. Përsa u përket shpenzimeve për personelin, duke lënë mënjanë futbollistët, ato arrijnë në 264.9 milionë Euro.

sfidanti.al