Ançeloti paralajmëron Hamez Rodrigezin, kujdes nga mesuesi i”Zizu”-s

Mbas ardhjes së Hames Rodrigezit te Bajerni i Mynihut, i pari që bëri një vërejtje, ishte ish-futbollisti legjendar i bavarezëve Lotar Mateuz që te vetmën mangësi në lojën e futbollistit kolumbian veçoi shpejtësinë e tij të pamjaftueshme, ndërsa, tani, mbas një analize më të hollësishme të lojës së lojtarit të mësipërm, u prononcua edhe njeriu që nguli këmbë më shumë për transferimin e tij, trajneri i Bajernit, Karlo Ançeloti.

Ky i fundit vuri në dukje se vendi i Rodrigezit në formacionin e parë, në asnjë rast, nuk është i garantuar, vetëm sepse ai erdhi si një përforcim i madh nga Reali i Madridit, duke e paralajmëruar atë se ai do të luajë, nëse e meriton.

sfidanti.al