Bosi i Realit, Perez : Jam shumë i gëzuar që Milani po zgjohet!

Reali i Madridit është klubi më me shumë trofe në Evropë, ndërkohë që presidenti i tij, Florentino Perez, drejtoi gishtin te klubi që ai e konsideron si rivalin më të madh të “mbretërorëve”. Megjithëse, vitet e fundit, rivaliteti më i madh është zhvilluar mes Realit dhe Barçës, Perezi vuri në dukje se rivali më i madh i “mbretërorëve”, gjithnjë, ka qenë Milani. Me këtë rast, ai i dërgoi komplimente gjigantit milanez, duke theksuar se ndjehet i gëzuar që ky klub italian po kthehet në skenën e madhe.

“Milani po zgjohet dhe unë jam shumë i gëzuar. Ky klub ka qenë dhe do të jetë, edhe gjatë 50 viteve të ardhshëm, rivali më i madh i Realit nuk do të jetë as Barcelona dhe as ndonjë klub tjetër, por Milani”, deklaroi Perezi në radion “Marka”. Milani, në fakt, është klubi që ndodhet më pranë Realit të Madridit, sa u përket trofeve kryesorë të fituar, pasi “rosonerët” kanë shtatë të tillë, duke qenë, kështu, para Barcelonës, Bajernit të Mynihut dhe Liverpulit që kanë nga pesë trofe.

Sfidanti.al