Tifozët në Brazil morën dje lajmin më të mirë të mundshëm, se futbollisti më i shtrenjtë në hsitorinë e futbollit, Nejmar, do të luajë në Kupën e Botës Rusi-2018 që fillon më 14 qershor. Futbollisti i PSZH-së po e merr veten, mbas dëmtimit të rëndë që ai pësoi në shputën e këmbës, për shkak të të cilit rrezikoi që të mos mirrte pjesë në Botërorin e ardhshëm. Por, Nejmari në një prononcim që bëri në TV Globo, konfirmoi se, mbas një muaji, ai do të kthehet në fushë që do të thotë se ai do të ketë kohë që të përgatitet për kampionatin botëror.
Duke konfirmuar atë që tha Nejmari, klubi francez PSZH deklaroi dje se përmirësimi i gjendjes së Nejmarit po bëhët sipas planit dhe se, shumë shpejt, ai do të fillojë stërvitjet.
Sfidanti.al