Brajtoni i drejtuar nga Roberto De Zerbi vazhdon të shesë futbollistë me çmime stratosferike, por njëkohësisht edhe të bëjë rezultate të jashtëzakonshme dhe lojë spektakolare në Premier Ligë.
Klubi i vogël sot ka siguruar fitoren e dytë radhazi me rezultat të thellë, duke triumfuar në transfertë 4-1 ndaj Ullvërhemptonit, për të marrë kreun e renditjes së kampionatit me pikë të plota pas dy javësh. Liverpuli ndërkohë ka gjetur fitoren e parë të kampionatit, duke mundur në shtëpi Bornmuthin me shifrat 3-1, ku të tre lojtarët e sulmit gjetën rrugën e rrjetës për skuadrën e Klop, ndonëse kjo e fundit pësoi gol që në minutën e tretë të sfidës.
sfidanti.al