Mungon vetëm firma, Kanselo pranë transferimit te Barcelona

Tashmë gjithçka është pranë zyrtarizimit, me “blaugranat” e Barcelonës që do të nënshkruajnë me anësorim portugez të Mançester Sitit, Zhoao Kanselo në formë huazimi me opsion blerjeje. Opsioni i blerjes nuk është i detyrueshëm, por do të aktivizohet në kushte të caktuara.

Barça do të duhet të paguajë mbi 30 milionë euro që mbrojtësi i djathtë te nënshkruajë një marrëveshje të përhershme nëse ai luan 70% ose më shumë ndeshje për “blaugranat” ose nëse “katalanasit” arrijnë në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.

 

sfidanti.al