Portugez, i talentuar, fitues. Me këto epitete mund të mendosh që bëhet fjalë për Kristiano Ronaldon, por identikiti i përket dikujt tjetërm Bernardo Mota Veiga de Karvaljo e Silva, 25 vjec dhe që është ylli tjetër i përfaqësueses portugeze. Ashtu sikurse dhe bashkëkombasi i tij, edhe Bernardo shkoi të bëhet i madh në Mancester por në anën tjetër të qytetit, atë blu të Sitit ku të shkruash historinë është një sfidë krejt ndryshe nga ajo me Junajtid. Te Citizens, Bernardo Silva po punon me një trajner që i ka ndryshuar karrierën dhe jetën, pep guardiolën.
Por të punosh me katalanasin ka kostot e saj dhe këtë e pranon vetë Bernardo silva teksa thekson se e gjithë kjo është sfilitëse. ‘Është e vërtetë, të punosh me Pep Guardiolën është sfilitëse nuk ka asnjë pikë dyshimi për këtë-tha Bernardo Silva në një intervistë për Daily Mail-por kjo është ajo që duhet të bëjmë. Nëse do të luftosh për të gjithë trofetë sezon pas sezoni, të duhet dikush që të të nxisë cdo ditë. ndonjëherë nuk është e lehtë, por është dicka e bukur të dish se ke një trajner që nuk të lejon të dorëzohesh’.
sfidanti.al