Një mesazh nga SHBA-ja: Bejsbolli si terapi për Alzheimerin!

Flitet për një nga sëmundjet më të vështira dhe, duket, gjithnjë e më të përhapura në botë. Gazeta “Marka” shkruan se në Spanjë ka 800 000 njerëz që vuajnë nga sëmundja e Alzheimerit, dhe çdo vit zbulohen 40 000 të tjerë, ndërsa një mesazh për trajtimin dhe kurimin e saj vjen nga SHBA-ja. Në Amerikë po provojnë se efekte shumë të mira ka praktikimi me sportin tradicional të vendit, bejsbollin. Për këtë arsye është krijuar një nismë me emrin “BasebALZ” (bejsbAlz), që bashkon fjalët bejsboll dhe Alzheimer.

Praktikimi me bejsboll e bën njeriun më aktiv, me emocione më të forta, më kujtime më të shumta të cilat diskutohen shoqërisht, duke qenë ky një ushtrim për mendjen, një nxitës (stimulues) për kujtesën. Në Amerikë flasin për bejsbollin sepse ky është sport tradicional në këtë shtet, por një rol të tillë mund ta luajnë edhe sporte të tjerë si dhe aktivitetet kulturore. Në Skoci, p.sh. ekziston një program që quhet “Programi i Kujtesës së Futbollit në Skoci për Alzheimerin”.

Sfidanti.al