MotoGP, Markez, pole position në Aragon

Mark Markez do të niset i pari në garën e së dielës në Cmimin e Madh të Aragonit në Spanjë. piloti spanjoll i hondës ishte praktikisht perfekt në kualifikuesueset e së shtunës në pistën e shtëpisë së tij teksa regjistroi një kohë të jashtëzakonshme me 1 minutë 47 sekonda e 9 të mijtat, dicka që të lë të kuptosh se edhe gara nuk do të ketë histori dhe se kampioni i botës në fuqi nuk do të ketë rivalë, gjithnjë nëse nuk do të ndodhë ndonjë e papritur.

Për Markez, ky i Cmimit të Madh i Aragonit është pole position i 9 sezonal dhe i 89 në karrierë, shifra këto vërtet të frikshme. edhe këtë radhë kundërshtari më i afërt i Markez ishte francezi Kuartararo  që u rendit në vendin e dytë në provat zyrtare të Aragonit me 327 të mijtat më shumë, ndërkohë që vijën e parë të nisjes e plotëson një tjetër spanjoll, Maverik Vinjales, i renditur i treti me 463 të mijtat më shumë se Markez. Zhgënjeu totalisht në këto prova Doviciozo i renditur në vendin e 11, ndërsa Rosi ushënoi kohën e 6 më të mirë.

sfidanti.al