Belgjika shkatërron dhe Rusinë me vëllezërit Hazard dhe Lukakun.

Belgjika siguron përfundimisht vendin e parë në grupin e saj të kualifikueseve të Euro 2020 pasi mundi bindshëm 4-1 skuadrën e Rusisë. Skuadra e drejtuar nga Roberto Martinez e zgjidhi këtë ndeshje që në pjesën e parë të saj dhe ku spikatën vëllezërit Torgan dhe Eden Hazard si dhe Lukaku.

Sulmuesi I Borusias së Dortmundit shënoi 1 gol në këtë përballje, ndërkohë që vëllai I tij Eden realizoi një dopietë, Lukaku mbylli llogaritë në favor të Belgjikës me teksa shënoi golin e katërt. Nuk shkuan mirë gjërat për Dris Mertens që u detyrua të braktisë ndeshjen  për shkak të një dëmtimi. Gjithsesi si Belgjika ashtu edhe Rusia e kishin siguruar kualifikimin për në fazën finale të Euro 2020.

Ndërkohë në të njëjtin grup ku ndodhen këto dy skuadra, Skocia mundi Qipron me rezultatin 2-1, ndërsa në sfidat e tjera, Uellsi mundi Azerbajxhanin 2-0 dhe I afrohet vendit të dytë që mbahet nga Hungaria

Sfidanti.al