Formula 1 në Brazil, Vershtapen në pole position përpara Fetelit

Është Maks Vershtapen ai që fitoi pole positionin në Cmimin e Madh të Brazilit në Formula 1, gara e parafundit e këtij kampionati. Në pistën e Interlagos piloti holandez I Red Bull ishte më I shpejti nga të gjithë teksa e përshkoi atë me kohën 1 minutë 7 sekonda e 508 të mijtat duke lënë pas pilotin gjerman të Ferrarit, Sebastian Fetel me një kohë prej vetëm 123 të mijtat më shumë se vershtapen.

Përsa I përket ferraristit tjetër, Sharl Lëklerk, piloti nga Monako shënoi kohën e katërt më të mirë, por ai do të nisë garën nga vendi I 14 pasi është I penalizuar me 10 pozicione për ndërrim të motorit të tij.

Kjo gjë I jep mundësinë Mercedesit që të pushtojë vijën e dytë të nisjes së garës me hamilton dhe Valteri Botas të pozicionuar respektivisht në vendine katërt dhe të pestë. Një paraqitje të mirë në këto prova bëri edhe Gasli me Toro Roson I renditur I 7 pas Albon të Red Bull, ndërkohë që Kimi Raikkonen me Alfa Romeo shënoi kohën e 9 më të mirë.

Sfidanti.al