Brazili, Rivaldo kundër Tites: Nuk mund t’I jepet nr.10 Paketasë

Humbja në sfidën me rivalët e përjetshëm të Argjentinës ka futur sërish Brazilin në vorbullën e polemikave. Listës së kritikuesve të trajnerit Tite I shtohet edhe Rivaldo që nuk e miratoi zgjedhjen e tij për t’I dhënë fanelën me nr.10 Paketasë për këtë Superklasike të futbollit amerikanolatin.

Në fakt sulmuesi I Milanit nuk po jeton një moment të mirë me klubin e tij dhe këtë ai e konfirmoi edhe me ‘Seleçaon’ ku u zëvendësua në pushimin e sfidës me Argjentinës pasi zhvilloi një lojë shumë opake. Te Brazili fanelën me nr.10 e mban Nejmari, por duke qenë se ylli I Paris Sën Zhermen nuk ishte I pranishëm, Tite vendosi t’ia japë atë pikërisht Paketasë duke shkaktuar zemërim dhe shqetësim te Rivaldo.

‘E pashë ndeshjen mes Brazilit dhe Argjentinës dhe ishte dicka e trishtuar se cfarë I ndodhi fanelës me numrin 10-tha Rivaldo-I dhanë këtë fanelë Paketasë. Nr.10 I Brazilit është një fanelë e trespektuar në të gjithë botën nuk është menduar që të rrijë në pankinë e aq më pak për të lënë fushën e lojës në përfundim të pjesës së parë sepse është fanela që njohin të gjithë. Një fanelë e veshur dhe e nderuar nga Pele, Rivelino, Ziko, Rivaldo, Kaka, Ronaldinjo, Nejmar. Nuk duhet ta kemi me Paketanë inatin, por me stafin teknik që mori vendimin sepse e dinë peshën që ka kjo fanelë dhe tani rrezikojnë të djegin një djalë 22 vjecar që mund të kete të ardhme të kombëtarja braziliane. Trajneri bën mirë që mbron Rodrigon që po bën mirë te Reali I Madridit dhe për këtë ndeshje duhet të kishte mbrojtur edhe Paketanë dhe të mos I jepte fanelën me nr.10 sepse të gjithë e dimë që mes Brazilit dhe Argjentinës nuk do të ketë kurrë një ndeshje miqësore’.

Sfidanti.al