ATPTour Finals; një Tsitsipas monumental mund Federerin dhe fluturon në finale

Finalisti I parë I ATP Tour Finals të vitit 2019 në Londër është Stefanos Tsitsipas që në debutimin e tij në këtë kompeticion arrin të kalojë deri në fazën e fundit të tij pasi mundi në gjysmëfinale Roxher Federer në atë që fare mirë përkufizohet edhe si beteja e gjeneratave.

Tenisti grek zhvilloi ndeshjen perfekte përballë legjendës zvicerane të tenisit teksa e mposhti atë 2-0 me sete 6-3 dhe 6-4 në vetëm 1 orë e 37 minuta lojë me Tsitsipas që ishte në gjendje që të anulonte 11 nga 12 break points që Federer kishte në dispozicion.

Tani Tsitsipas është në pritje me shumë qetësi te sfidës tjetër gjysmëfinale nga ku do të dalë edhe kundërshtari I tij për trofeun e turneut të fundvitit ku marrin pjesë 8 më të mirët e botës, ku përballë do të jenë Dominik Tim dhe kampioni në fuqi I ATP Finals, Aleksandër Zverev.

Sfidanti.al