Dy ndeshje, dy fitore; Bajerni i Mynihut duket se ka rilindur me hansi Flik. Në këtë pikë ato që të bëjnë më shumë përshtypje janë statistikat në repartin e mbrojtjes; me trajnerin e ri bavarezët nuk kanë pësuar asnjë gol në dy ndeshje, ndërkphë që në 8 ndeshjet me Kovac në stol pësuan plot 18 gola. Që do të thotë se me Flik skuadra ka më shumë ekuilibër, më shumë stabilitet dhe jo vetëm në fushën e lohës.
Flik që ishte asistenti i Kovac, u pëlqen lojtarëve për mënyrën si administron skuadrën dhe për idetë e tij futbollistike dhe për këtë arsye duket se ai do të konfirmohet në pankinën e kampionëve të Gjermanisë të paktën deri për Krishtlindje dhe kjo ishte detyra e fundit e Uli Hoeness si president i Bajernit që ditën e premte ia la vendin e presidentit 65 vjecarit Herbert Hajner që në të kaluarën ka pasur rol drejtuesi te kompania e veshjeve sportive Adidas
sfidanti.al