Lajmi që deri pak ditë më parë ishte një sekret, tani bëhet zyrtar; Monci kthehet te skuadra e Sevijës në rolin e Drejtorit Sportiv. Ai do të nisë detyrën e tij menjëherë duke nisur nga data 1 prill dhe kjo do të jetë etapa e dytë e Moncit në bordin drejtues të klubit andaluzian, nga i cili u largua në vitin 2017.
Mësohet se prezantimi i moncit si Drejtori Sportiv i Sevijës do të bëhet paraditen e së hënës në ambientet e stadiumit Roman Sanchez Pizjuan. Monci-Sevija ka qenë një binom që ka funksionuar për mrekulli. Gjatë kohës kur Monci ishte në bordin drejtues të saj, Sevija ka mundur të fitojë 5 tituj të Europa League, 2 Kupa Mbreti, 1 Superkupë të Spanjës dhe 1 Superkupë të Evropës.
Po kështu bashkë me Moncin te Sevija është kthyer edhe trajneri Kaparros, të cilët kanë bashkëpunuar edhe më parë me njëri-tjetrin.
sfidanti.al