Në janar Bayern Munchen do të tentojë transferimin e Kalvin Philips në Bundesliga. Mesfushorit anglez iu dha një mundësi për të treguar veten kundër Neëcastle United në “Carabao Cup” për shkak të mungesës së Rodrit por ai nuk arriti ta shfrytëzojë duke e zhgënyer trajnerin Pep Guardiola që nuk është kundër shitjes së anglezit.
Philipps ka luajtur vetëm 70 minuta në Premier League këtë sezon, që të gjitha si zëvendësues. Thomas Tuchel beson se ai mund të rikthehet në versionin më të mirë dhe për këtë arsye ka kërkuar me ngulm që të arrihet një marrëveshje huazimi në janar, një procedurë e njohur edhe në rastin e mbrojtësit Cancelo. Lojtari vetë nuk është kundër transferimit në Bavari ku mund të gjejë më shumë minuta që mund ta ndihmojnë të sigurojë një vend në skuadrën e Anglisë për Euro 2024.
sfidanti.al