Bayern Munchen i fiksuar me portugezin e Fulham

Bayern Munchen ka ende shpresë se do të nënshkruajë me mesfushorin e Fulham, Joao Palhinha. Gjermanët do të hidhen sërish në sulm në muajin janar kur të hapet edhe merkatoja e dimrit pavarësisht faktit se ai ka nënshkruar një kontratë të re me klubin anglez. Në ditën e fundit të merkatos s verës, Palhinha ishte vetëm disa minuta larg bashkimit me kampionët e Bundesligës.

Ai kishte kryer testet mjekësore përpara se marrëveshja të dështonte sepse Fulham nuk ishte në gjendje të gjente një zëvendësues. Bayern ishte i përgatitur t’i ofronte klubit londinez afërsisht 67 milionë dollarë, por ndoshta tashmë duhet ta rrisë edhe më shumë ofertën pasi lojtari lidhet nga një kontratë solide deri në vitin 2028.

Sfidanti.al